Bukuresht, zv/ministri Cakaj takime me ministrat e jashtëm - News, Lajme - Vizion Plus

2019-02-01 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëvendësministri i jashtëm Gent Cakaj u takua këtë të premte në Bukuresht me homologun e tij grek, ministrin plotësues te jashtem Jorogos Katrugalus. Biseda mes tyre u zhvillua pas përfundimit të takimit informal dy ditor të kryediplomatëve të BE si dhe vendeve kandidate, në Bukuresht.Takimi Cakaj - Katrugalos vjen ne kohen kur diskutimet per paketën e marrëveshjeve mes dy vendeve, kane mbetur pezull, pas largimit te Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushatit.Por takimi i organizuar nga presidenca rumune e BE i shërbeu Cakajt të bënte edhe prezantimin e tij të parë në një nivel kaq të lartë, me statusin e kryediplomatit fuqiplotë.9 dite pasi Edi Rama i delegoi te gjitha kompetencat si Ministër per Evropen dhe Punet e Jashtme, Gent Cakaj kaloi në tapetin e kuq, ndërsa emocionet dhe përgjegjësia qe kishte mbi supe, dalloheshin ne portretin e tij.Pas hyrjes ne ?klubin e diplomacise europiane? ai, u prezantua për herë të parë edhe me Federica Mogherinin si dhe Ministrin e Jashtem te Rumanise.Edhe gjatë fotos familjare, Cakaj theu akullin përmes bisedave te shkurtra me ministrin hungarez e të tjerë.Zv/ministri i jashtëm shfrytëzoi takimin per tu prezantuar me Ministrat e tjere te Jashtem, madje duke u shpërndare dhe kartëvizitat e tij.Ndërkohë, takimi dy ditor informal diskutoi situatën në Ballkanin perëndimor, por u ndal veçanërisht tek situata në Venezuelë, ku u dha mesazhi i qartë se unioni mbështet presidentin e vetëshpallur Huan Guaido.