#oranews #pedagoge
Një përfaqësi e pedagogëve të Univeristetit të Tiranës kanë mbajtur një takim me ministren e Arsimit Bora Shahini në lidhje me kërkesat e tyre. Sot në mbrëmje skadon afati që pedagogët i kanë vendosur qeverisë për të shfuqizuar VKM-të që shoqëruan Paktin për Universitetin.
Takimin, i cili zgjati 90 minuta u quajt thjesht "konsultativ" dhe "pa zgjidhje" nga pedagogu Mark Marku.
"Diskutuam për gjëndjen në universitet dhe i qëndruam bisedave rreth kërkesave që takimi i asambleve të Universitetit të Tiranës ka mbajtur. Nuk pati qëndrim konkret. Në terma të përgjithëm tentoi ta cojë diskutimin në një diskutim jo rezultativ. U diskutua shumë por nuk ramë dakord për asgjë. Me pak fjalë ishte një takim? "Ne qamë hallet.." por pa marrë përgjigje konkrete. Ministrja nuk ka vullnetin për tu përgjigjur për gjëndjen adekuate në të cilën ndodhet universiteti"
Marku tha se do të pritet deri në mbrëmje dhe më pas do të thirren në një takim Asambletë për të vendosur si do të zhvillohet më tej.
"Presim deri në darkë nëse jo do marrim qëndrimin për mos reagim ndaj kërkesave tona si refuzim. Do i drejtohemi trupës akademike për një grevë të përgjithshme të pedagogëve"
Pedagogët kanë paralajmëruar të hyjnë në grevë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Kërkesat e pedagogëve
1- Mbështetje për kërkesat e studentëve
2- Kundërshtim për ligjin e arsimit të lartë dhe fillimin e procesit legjislativ për hartimin e ligjit të ri
3- Rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik dhe garantimin real të autonomisë financere
4-Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese dhe miratimin e statusit te pedagogeve
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ministrja-e-arsimit-takim-me-nje-perfaqesi-pedagogesh
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz