Ora News - Në Krujë bie bora e parë, në Dibër e Korçë bllokohen disa fshatra

2019-01-31 0

#oranews #rrethe #bore

Rikthimi i reshjeve të dëborës dhe ngricat po shkaktojnë vështirësi në rrugë dhe zonat malore të vendit.

Zonat e thella të Lekasit, Velçanit dhe Dardhasit mbeten të bllokuara ndërsa OSHEE thotë se po punon për riparimin e defekteve të energjisë elektrike.

Por temperaturat disa gradë nën zero veç problemeve kanë krijuar këtë pamje mahnitëse në liqenin e Gjançit në Korçë, i cili ka ngrirë plotësisht.

Në qarkun e Elbasanit, rikthimi i reshjeve të borës është bërë shkak për pezullimin e procesit mësimor në disa zona malorë, sikurse ka shkaktuar rrëshqitje gurësh në rrugën që të çon drejt Librazhdit.

Në zonat e thella të Dibrës raportohet rreth 30 cm dëborë, e për pasojë disa fshatra janë të bllokuar në Tërnovë e Madhe, Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë e Sllovë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rinisin-reshjet-e-bores-ne-gjirokaster-bllokohen-disa-fshatra-ne-diber

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange