Hetimi i Prokurorisë/ Me milionat e suedezit u blenë 140 mijë euro dy apartamentet e Edi Palokës

2019-01-31 2

Një hetim për pastrim pasurie nga ana e Prokurorisë ka zbuluar disa pasuri të dy nënkryetarit të Partisë Demokratike dhe njëkohësisht deputetit Edi Paloka. Gjatë një hetimi të Prokurorisë së Lezhës për disa transferta me shifra të mëdha bankare nga ana e një shtetasi suedez drejt një familje shqiptare dhe blerja e disa pronave nga kjo e fundit, ka rezultuar se familja lezhjane ka blerë edhe 2 apartamente të deputetit Edi Paloka. Po kështu ata kanë blerë disa prona edhe nga Flamur Hoxha, vëllai i ish-deputetit të PD, Bedri Hoxha.

?Shqiptarja.com? ka siguruar kërkesën e Prokurorisë së Lezhës, ku thuhet se është kërkuar vënia nën sekuestro preventive e pasurisë miliona euroshe të krijuar nga aktiviteti i dyshimtë, në të cilën janë të implikuar edhe dy zyrtarët demokratë. Konkretisht, në vendim thuhet se dy apartamente i janë blerë deputetit Edi Paloka, njëri me vlerë 87.5 milionë lekë dhe tjetri 70 mijë euro, ndërsa ish-deputetit Hoxha i janë blerë tre apartamente dhe tre garazhe, në vlerën 729 mijë euro.

Këto dhe një sërë apartamentesh dhe pronash të tjera të patundshme iu përkasin dy personave nga Lezha, Shpipe Palaj 50 vjeç dhe Pjetër Voci 83 vjeç, babë e bijë, të cilat janë bllokuar nga shteti shqiptar vetëm pak ditë më parë, në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?. Pasuria prej rreth 5.5 milionë euro dhe shumë apartamente thuhet se i është dhënë familjes Voci nga një miliarder suedez, por që drejtësisë shqiptare i kanë lindur dyshime për një skemë pastrimi parash, ndaj dhe ka nisur hetimet, ku ka rezultuar se të përfshirë janë edhe dy zyrtarët e PD.

Free Traffic Exchange