#oranews #intervista
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e ftuar në studion e lajmeve në Ora News thotë se shumica e studentëve u janë kthyer auditoreve dhe ato që janë në ngujim janë një pakicë e vogël.
Besa Shahini: Pjesa dërmuese e studentëve dhe pedagogëve janë nëpër auditore, janë duke mbajtur mësim. Është një grup shumë i vogël që ende proteston, një grup edhe më i vogël që po proteston në formë të pengimit të mësimit si rasti te Fakulteti Juridik.
Me ndryshimet që kemi propozuar në dhjetor dhe që po i zbatojmë tani, sidopmos me pjesën e tarifave, është mbyllur artikulimi kryesor sa i përket çmimit që paguanin për të studiuar. Një pjesë e madhe është gati që të ulet dhe të diskutojë bashkë me ne për mënyrën më të mirë për ti zbatuar edhe pikat e tjera që kemi vendosur bashkarisht.
Rezistencën e qeverisë për të mos prekur ligjin e arsimit të lartë, Shahini e justifikon me faktin se askush nga pedagogët nuk ka identifikuar se cilët pjesë të ligjit kanë shkaktuar problematikëjn në Universitete.
Besa Shahini: Është një grup shumë i vogël i studentëve që ende janë duke protestuar. Po i dëgjoj me shumë kujdes. Edhe ata po i marr shumë seriozisht. Kam thënë disa herë që nëse mund të identifikojmë cilat pjesë të ligjit kanë shkaktuar problemet që kemi sot në sistemin e arsimit, cilat pjesë të ligjit kanë shkaktuar problemet me konviktet, tarifat, plagjiaturën, duhet të ulemi urgjentisht dhe ti adresojmë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-protestues-pakice-ministrja-shahini-i-pergjigjet-dhe-ultimatumit-te-pedagogeve
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz