Dervishi në Repolitix: Ju tregoj skemën mafioze që ka funksionuar përgjatë 27 viteve në vend

2019-01-30 3

Gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh në emisionin Repolitix se Shqipëria nuk ka mafia por vetëm grupe të organizuara kriminale, ndërsa më tutje deklaroi se pavarësisht kësaj në vend ka funksionuar përgjatë shumë viteve një skemë mafioze.

"Nuk kemi mafia. Kemi grupe të organizuara kriminale që e kanë qendrën brenda dhe jashtë në Shqipëri, të cilat i kryejnë punët e ndryshme në vendet përreth, qoftë përmes rrugëve detare apo atyre tokësore. Mafia është një organizim që funksionon me urdhra të padiskutueshme e që ka lidhje të fuqishme me shtetin, si të thuash e përdor shtetin. Kjo është mafia dhe Shqipëria nuk e ka një të tillë", u shpreh Dervishi, teksa pohoi megjithatë se në të vërtetë një skemë mafioze ka funksionuar përgjatë 27 viteve në vend.

"Ndodh shpesh që politika mund të marrë pjesë tek paratë e pisëta dhe më pas hesht. Në rast se politika nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë dhe e mban gojën mbyllur; ka paguar policinë, median, prokurorinë, shërbimet sekrete etj. Në këto kushte jemi pikërisht në ushtrimin e një skeme të mafioze. Politikanët bëhen si qen që të kenë ndikim, por përse bëhet? Për të bllokuar gjithcka që korrupsioni të jetë në ato nivele që është tani. Ka patur raste shumë të cuditshme sepse njerëz shumë të pushtetshëm funksionojnë me skema mafioze. Në rastin konkret ka pasur kompani celulare përpara disa vitesh dhe askush nuk hapte gojën", u shpreh Ferdinand Dervishi.

Free Traffic Exchange