Drejtori i Kërkimeve Shkencore tek Akademia e Sigurisë, Xhavid Shala u shpreh për emisionin "Repolitix" se lufta ndaj prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së trafikut të drogës do të vazhdojë, por nuk premtoi se fenomeni do të ndalojë.
Teksa u pyet nga gazetari Denis Minga për fabrikimin e drogës nëpër tunele tokësore, Shala tha: Tashmë ka filluar operacioni masiv, nuk është lënë tunel apo bunker pa kontrolluar. Janë kapur ato që janë kapur. Kjo nuk do të thotë që nuk do të vazhdojë si fenomen. Lufta e vazhdueshme do të vazhdojë, sepse vetëm kështu mund të kemi sukses. Thelbi i luftës është parandalimi. Nuk jap garanci për ndalimin e fenomenit, por për vazhdimin e luftës.