Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News ana" />
Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News ana"/>

Ora News - "Ju flet Moska": Shqipëria ka kontigjentin e 18 në KFOR me 28 vende

2019-01-30 1

#oranews #jufletmoska

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora News analizoi mbrëmjen e sotme kontigjentin ushtarak shqiptar pranë KFOR-it në Kosovë dhe heshtjen e Serbisë dhe ndërkombëtarëve përballë këtij fakti.

Myftaraj: Ndërmjet kontigjenteve ushtarake të vendeve të ndryshme që përbëjnë KFOR-in në Kosovë ka dhe një kontigjent nga Shqipëria që nga 2009. Janë 28 vende që e përbëjnë KFOR-in sot, Shqipëria është vendi i 18 nga madhësia e kontigjentit. Nuk është gjë e vogël kjo duke ditur se Shqipëria ka marrëdhënie të posaçme me Kosovën, në 95% të saj është pjesë e kombit shqiptar. Është një arritje e madhe që Shqipëria ka një kontigjent në KFOR dhe ky kontigjent vazhdon të rritet.

Fakti që Serbia hesht për ekzistencën e këtij kontigjenti të Shqipërisë në KFOR ndërkohë që ajo se ka një kontigjet të tillë në KFOR tregon që Serbia është pajtuar me interesat e posaçme që ka Shqipëria në Kosovë dhe me mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë në një të ardhme. Ndryshe Serbia do të bënte zhurmë të madhe, por edhe ndërkombëtarët që drejtojnë KFOR-in.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në KFOR ka ardhur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka ndodhur në 2009 ku Shqipëria ka marrë pjesë me një personel prej 3 vetësh. Fillimisht është quajtur si një lloj njësie kordinuese, oficerë kordinues të Shqipërisë pranë KFOR-it për shkak të problematikës që mund të kishte KFOR me vendet kufitare. Me kalimin e kohës kontigjenti është rritur. Sot ka 28 veta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-shqiperia-ka-kontigjentin-e-18-ne-kfor-me-28-vende

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange