Bllokimi i Juridikut, studentët rifillojnë mësimin në ambientet e gjimnazit 'Petro Nini Luarasi'

2019-01-30 0

Fakulteti i Drejtësisë do të nisë mësimin ditën e sotme në ambientet e gjimnazit "Petro Nini Luarasi". Ky vendim vjen pas kërkesës që studentët i kanë bërë ditën e hënë dekanit të fakultetit Artan Hoxha.

Sipas tij, mësimi do të fillojë normalisht dhe orët e humbura do të duhet që të zëvëndësohen të shtunën e të dielën me orë të zgjatura. Mësimi do të zhvillohen gjatë pasdites prej orës 14:00.