Jo ndryshim të ligjit të arsimit, Ministrja Besa Shahini braktis Komisionin

2019-01-30 9

#oranews #arsimilarte

Prania e Ministres së Arsimit, Besa Shahini, në Komisionin e Medias është shoqëruar me debate për kërkesat e studentëve. Ministrja e Arsimit deklaroi se është kundër propozimeve për ndryshimet ligjore të arsimit të lartë, ndërsa tha se të gjitha kërkesat e studentëve janë adresuar në Paktin për Universitetin.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nuk i pranoi ndryshimet ligjore të Lëvizjes Socialiste për Integrim për përfaqësimin e studentëve në vendimmarje.

Shahini para Komisionit të Medias u shpreh se me Paktin për Univeristetin i ka plotësuar kërkesat e studentëve dhe amendamentet e LSI-së janë të panevojshme.

Besa Shahini: Pakti i ka adresuar këto kërkesa të studentëve dhe nuk kemi nevojë të bëjmë ndryshime ligjore.Nuk ka një Universitet ku studenti përfaqësohet në masë 50% në Senat.

Ministrja e Arsimit nuk preferoi të përgjigjet për protestën e studentëve apo të përgjigjet për dhunën e ushtruar ndaj studentëve në godinën e fakulteteve.

Albana Vokshi: Pakti nuk i paska plotësuar kërkesat e studentëve, pse i mashtroni atëherë? Pse i mashtroni studentët që janë akoma të ngujuar?

Deputetët e PD-së ndryshe nga LSI, kërkuan rrëzimin e ligjit dhe jo amendimin e tij.

Largimi i Besa Shahinit nga Komisioni për shkak të axhendës qeveritare është konsideruar nga opozita si provokim i Kryeministrit.

Ndërkohë që kërkesës së kryetares së Komisionit Vokshi për rikthim në Komision gjatë pasdites, Ministrja Shahini iu përgjigj negativisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-shahini-jemi-kunder-ndryshimeve-ligjore-vokshi-e-pranuat-qe-pakti-eshte-mashtrim

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz