Emri i ri i shtetit, Maqedonia e Veriut do të nis të zbatohet menjëherë pas ratifikimit nga Greqia të protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO. Të gjitha tabelat e institucioneve qendrore e lokale, rrugëve, ndërmarrjeve e pikave kufitare do të përmbajnë emrin e ri, por do të shkruhet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me dispozitat e ligjit për gjuhët.