Qeveria e Maqedonise flet shqip

2019-01-30 1

Ishte kjo polemika e parë, pas fillimit të zbatimit të dy gjuhësisë, ku Ministri i Arsimit, Arbër Ademi nuk mbeti indiferent ndaj kërkesës së një kryetari të Komunës së Velesit, që pyetjeve t'u përgjigjet edhe në gjuhën maqedonase. Ministri tha se do të përgjigjet shqip, ashtu siç është parashtruar pyetja.

Por, deputeti i opozitës, Vllatko Gjorçev, njëherazi i vetmi që ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale nga Kuvendi i Maqedonisë, i bëri thirrje qeverisë, që të mos i hedhin tabelat ku shkruan emri Republika e Maqedonisë, për shkak se siç tha, pas disa viteve mund sërish të hyjnë në punë.

?Ndoshta për dhjetë, pesëmbëdhjetë vite do të vijë koha kur ne apo pasardhësit tanë do të duhet ta fshijmë pluhurin nga ato tabela dhe ndoshta sërish do ta shohin dritën?.

Por ndryshe mendojnë socialdemokratët. Gjuha shërben për t'u kuptuar mes njëri-tjetrit, politikanët mos të bëjnë ndarje, thonë nga kjo parti.

?Çdokush ka të drejtë të flet në gjuhën e tij amëtare. Ka kaluar koha që për këto tema dikush të rreh gjoks, të luajë rolin e patriotit dhe të përfitojë politikisht?.

Ndërkaq nga qeveria e Maqedonisë zyrtarisht bënë të ditur se ka filluar aplikimi i dy gjuhësisë edhe në seancat qeveritare, ku ministrat shqiptarë kanë folur dhe debatuar në Gjuhën Shqipe.

Tv Klan

Free Traffic Exchange