Incidenti në Shuto Orizarë, janë ndaluar 7 persona

2019-01-30 0

Gjendja shëndetësore e policit të sulmuar në incidentin në Shuto Orizarë vazhdon të mbetet kritike dhe nën kujdes të vazhdueshëm të mjekëve. Kështu informojnë nga spitali ?8 Shtatori? në Shkup. Edhe xhaxhai i policit vazhdon të trajtohet në spital. Lidhur me këtë incident, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndaluar 7 persona ndaj të cilëve do të ngriten padi penale ndërsa pista e hetimit do të zgjerohet për të siguruar edhe persona të tjerë të dyshuar në këtë rast. Të hënën në mbrëmje, në lagjen Shuto Orizarë u sulmuan tre persona nga një turmë njerëzish, mes tyre dy punonjës të policisë të cilët nuk ishin në detyrë zyrtare.

Free Traffic Exchange