Shtyhet afati i perdorimit te kartes se identitetit

2019-01-30 25

Qytetarët e Tiranës nuk do të duhet të presin më në radhë për t?u pajisur me kartën e identitetit. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe kompaninë Aleat, kanë nisur punën për hapjen e zyrave të reja në të gjithë qytetin, ku qytetarët mund të aplikojnë për rinovimin kartave të identitetit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishin sot në zyrat e reja në Rrugën ?Bardhyl?, të cilat u vijnë në ndihmë 120 mijë banorëve të Njësive 3 dhe 4. Ata dhanë lajmin e mirë të zgjatjes së vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike që skadonin këtë vit, deri më 31 dhjetor 2019 dhe të ofrimit të shërbimeve për aplikimet e reja edhe ditën e shtunë e të diel.

?Kemi filluar një proces që do të zgjasë gjatë gjithë kësaj jave, për hapjen e zyrave shtesë, në bashkëpunim me kompaninë që prodhon kartat e identitetit në gjithë Tiranën. Kjo e trefishon, në disa raste e katërfishon, kapacitetin tonë për të emetuar kartat dhe unë besoj se standardi që vendos Tirana, do të jetë një standard që do të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera. Bashkë me kompaninë dhe me autoritetet vendore do të vazhdojmë punën dhe të shtunën, të dielën, dhe me orare të zgjatura?, tha Veliaj.

Për të ulur fluksin e qytetarëve të cilët aplikojnë për letërnjoftime elektronike, është vendosur zgjatja e afatit të vlefshmërisë për të gjitha kartat që skadojnë në 2019. Afati i tyre do të zgjatet deri më 31 dhjetor 2019. ?Do të kemi amendime ligjore, që pavarësisht nga data kur skadon karta në vitin 2019, skadimi final do të jetë 31 dhjetori i 2019-ës. Do të thotë se për të gjithë ata që nuk e kanë me ngut, të cilëve karta u duhet për një a dy herë, si rasti i votimeve apo një dokument tjetër brenda vendit, vlefshmëria do të zgajtet deri në datën 31 dhjetor 2019. Ky është një lajm i shkëlqyer për të ulur pak këtë presion dhe për ta shfrytëzuar gjithë vitin?, nënvizoi ai, teksa kërkoi dhe bashkëpunimin e qytetarëve në mënyrë që prioritet në aplikim të kenë fillimisht të moshuarit apo ata qytetarë të cilët do të duhet të udhëtojnë jashtë shtetit.

?T?i japim prioritet të moshuarve dhe atyre që mund ta kenë shumë të nevojshme pasjen e kartës së identitetit për udhëtime jashtë vendit ose për dokumente të tjera. Përsa i përket nevojave brenda Shqipërisë, vlefshmëria e kartës, pavarësisht datës do të jetë deri në 31 dhjetor 2019. Kështu që, qoftë për votimet, apo edhe për nevoja të tjera, pensionet, apo çështje që kanë të bëjnë me autoritetet vendore apo qendrore të Shqipërisë, vlefshmëria është deri në 31 dhjetor?, tha Veliaj. Hapja e zyrave të reja për prodhimin e letërnjoftimeve elektronike do të vijojë edhe në njësitë e tjera, ku do të jenë të instaluara edhe sistemet e gjendjes civile.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj siguroi qytetarët se me kapacitetet e shtuara nuk do të kenë asnjë pengesë në marrjen në kohë të shërbimit të kërkuar. ?Është rezultat i një pune intensive që është bërë ditët e fundit, për të rritur kapacitetet e prodhi...

Free Traffic Exchange