Rreth 300 nxënës mësojnë në kushte të rrezikshme. Nga llambat elektrike rrjedh uji, oborri i shkollës është i papastruar. Ndërtimi i kësaj shkolle zgjati 10 vite. U lëshua në përdorim para 7 vitesh, ndërsa e njëjta nuk i plotëson kushtet për ndjekjen e mësimit. Prindërit kërkojnë zgjidhje urgjente pasi rrezikohet jeta e fëmijëve të tyre.