KAMËZ - Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë një paralajmërim të fortë gjatë një takimi me banorët e Kamzës në krah të Xhelal Mziut, kur është shprehur se fjala e fundit në protestën e 16 shkurtit përpara Kryeministrisë do t'u takojë vetë qytetarëve, pasi sipas tij çdo mjet tjetër për zgjidhje është shteruar. Sipas Bashës, Shqipëria nuk qeveriset por sundohet nga një bandë. Thirrjet e forta Basha i bëri gjatë një takimi me banorë që u janë përmbytur shtëpitë në Valias të Kamzës.
Politikisht kemi shteruar çdo mjet për zgjidhje. Ta zgjidhim siç e zgjidh çdo popull europian. Kemi ardhur t?ju kërkojmë ndihmë, sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie politike apo të një aleance opozitare, zgjidhja është në duart e qytetarëve shqiptarë. Ne, Partia Demokratike, kemi dalë përballë betejave, duke pasur mbështetjen e qytetarëve edhe të të majtëve, për dekriminalizimin, për ndarjen e politikës nga krimi, për platformën tonë antimafia, për oligarkinë. Që t?jua marrim lekët kudo që t?i kenë, t?ua marrim paratë që ua kanë marrë shqiptarëve dhe t?ua kthejmë shqiptarëve. Ju e keni parë që të gjitha këto beteja politike kanë ndeshur në murin e mohimit nga Edi Rama dhe nga banda me të cilën sundon shqiptarët. Shqipëria sot nuk qeveriset por sundohet nga një bandë. Ne politikisht kemi shteruar çdo mjet për ta zgjidhur këtë. Prandaj sot kemi ardhur t?ju kërkojmë ndihmë. Ta zgjidhim siç e zgjidh çdo popull europian. Kemi ardhur t?ju kërkojmë ndihmë, sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie politike apo të një aleance opozitare, zgjidhja është në duart e qytetarëve shqiptarë. Ju ftoj që me zgjidhjen në mendjen dhe shpirtin tuaj të vini e të marshoni më 16 shkurt në Tiranë.