FUSHE KRUJE - Një shpërthim tritoli ka ndodhur në lagjen "Punëtori" të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.
Lënda plasëse i është vendosur garazhit në pronësi të 58-vjeçarit, Ramazan Çenia, banor i qytetit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Çenia është polic në burgun e Zaharisë. Më herët i kanë vënë tritol edhe makinës së djalit të 58-vjeçarit Çenia. Nga shpërthimi është dëmtuar një mjet tip "Benz" që ndodhej i parkuar në garazh dhe muret e pallatit.Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në një distancë të afërt kohore në një mobileri në fshatin Nikël të Fushë Krujës. Mobileria në Nikël është në pronësi të Enver Canit, 45-vjeç. Në zonë, Cani njihet si njeri pa probleme e konflikte.
Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë. Të arrestuarit janë: D.Xh. dhe B.K. Këtij të fundit, gjatë kontrolleve në banesë i është gjetur një sasi kanabis.
Për të dyja ngjarjet policia ende nuk e ka bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të vënies së tritolit.