Gëzim Koliçi nga Puka, transferuar bashkë me familjen e tij në Shkodër, pati emigruar që herët, ilegalisht drejt Greqisë. Babai i tre fëmijëve dhe djali i vetëm i nënë Lules është ende në kërkim. Nënë Lula u përball shumë herët me vështirësitë e familjes së Gëzimit, i cili pasi u martua me Djellën në vitin 1998 nga një njeri familjar dhe i përkushtuar bëhet frekuentues i lojërave të fatit, si dhe i varur nga alkooli.
Ishte viti 2006 kur çifti, prindër të tre fëmijëve vendosin të ndahen duke rënë dakord me njëri tjetrin, pasi ligjërisht nuk kishin celebrim. Barra ra mbi nënë Lulen, e cila duhej të kujdesej për tre fëmijët, nipërit e saj e Marku, Noj dhe Nikoleta.Nënë Lula e pamundur për t?u kujdesur, ndërsa djali Gëzimi ikte e vinte në Greqi, i shpie fëmijët në një qendër bamirësie në Bushat të Shkodrës.
Djella kthehet për t'i marrë fëmijët dhe për t?u transferuar përfundimisht në Greqi. Fati i tyre ishte jeta në shtëpinë e fëmijës. Sapo Gëzimi mëson se ish-bashkëshortja kishte marrë fëmijët, bie në depresion.
Sot, të ndarë dy prindërit, pasojat e të cilëve ranë mbi tre fëmijët, ata jetojnë të ndarë, jo vetëm nga babai dhe nëna, por edhe nga njëri-tjetri. Në pamundësi për t'u rritur bashkë, djali i madh Marku ndodhet në shtëpinë e fëmijës, vajza Nikoleta u birësua, ndërsa Noj jeton në një qendër tjetër. Ishte muaji korrik i vitit 2016 kur Gëzimi kishte njoftuar të ëmën se do t'i drejtohej Greqisë. Ai doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më kurrë.