stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Më shumë se dy vjet më parë, Stop transmetoi rastin e ish-kreut të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, i cili i kërkoi favore seksuale një gruaje, që kishte cështje prone në këtë gjykatë.Aso kohe KLD pezulloi Guximtar Bocin dhe cështja nisi kalvarin e drejtësisë. Prokuroria e Krimeve Të Rënda shpalli moskompetencën dhe rasti kaloi në prokurorinë e Fierit dhe u pushua nga prokurorja Elida Hoxhaj.Gjykata e Fierit kërkoi rikthimin e cështjes për hetim, duke lënë si detyrë ekspertizën e zërit të Guximtar Bocit dhe shtetases R.I, si dhe ekspertizën e shkrimit, në disa dokumente.Por Apeli i Vlorës mbylli sërish cështjen e Guximtar Bocit.