Ora News - Basha thirrje nga Shkodra: Ka mbetur vetëm gjuha e popullit kundër qeverisë

2019-01-29 0

#oranews #opozita #shkoder

Nga qyteti i Shkodrës, kryetari i PD-se, Lulzim Basha tha se ishte i inkurajuar nga vendosmëria e qytetarëve për tu bashkuar më 16 shkurt për tu ngritur kundër së keqes, ndalur dhe rrëzuar qeverinë e kryeministrit Rama.

Ai u shpreh se gjuha e popullit është zgjidhja e vetme për largimin e qeverisë Rama pasi kanë mbaruar të gjitha mjetet politike. Basha dhe se largimin e Ramës e mbështesin edhe europianët.

Lulzim Basha: Qytetarët kanë folur vetë. Keni parë gjëndjen e tyre të mjerë, pasojë e politikave korruptive të një njeriu dhe bande që na qeverisë.Kanë kërkuar që një orë e më parë ti japin fund kësaj të keqeje. Mesazhi im është ky: Kemi përdorur të gjitha rrugët politike, kemi kërkuar ndarjen e politikës nga krimi përmes vetingut, kemi dhënë platformën antimafia për të hequr paratë nga duart e oligarkëve dhe për ti çuar në pensione rroga më të larta, ulje të cmimit të naftës dhe energjisë dhe për ta bërë jetën e qytetarëve më të lehtë. Por mjetet politike janë shterruar ndaj ajo që ka mbetur sot është gjuha e popullit. I bashkuar më 16 shkurt, populli duhet të bëjë atë që çdo popull europian bën, kur punët shkojnë keq e mos më keq me vendin. Nuk largohet populli largohet qeveria.

Jam shumë i inkurajuar nga vendosmëria, kthjellësia dhe qartësia e tyre për tu bërë të gjithë bashkë e për tu bashkuar më 16 shkurt për tu ngritur kundër së keqes, ndalur dhe rrëzuar atë dhe për të hapur një rrugë të re europiane për Shqipërinë. Sikundër jam i vendosur të ndërmarr të gjitha detrat që më takojnë, misionin tim si kryetar i PD-sëe për të ofruar qytetarëve zgjidhjet që meriton por së pari na pret beteja dhe unë do të jem në krah dhe në ballë të protestës me ta sepse detyra e parë është ta ndalim këtë të keqe. Këtë presin shqiptarët dhe Europa. Edi Rama është kryeministër i dështuar dhe i marrë fund. Më 16 shkurt shqiptarët do të zgjidhin 'kontratën' me këtë qeveri që ka shkelur çdo kontratë sociale me popullin dhe do i hapin rrugë një zgjidhje politike, një qeverie kalimtare, zgjedhjeve të lira e të ndershme ku të kemi një parlament të popullit dhe qeveri të popullit. Unë si kryetar i PD-së do prezantoj zgjidhjet të cilat do i dëgjoni në prani të forumeve, grupeve të interesit dhe miqve tanë europianë që janë në krahun tonë dhe në krahun e qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-e-16-shkurtit-basha-pd-i-shteruan-te-gjitha-mjetet-politike-mbetet-gjuha-e-popullit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange