Fakulteti i Drejtësisë do të nisë mësimin ditën e nesërme në ambiente të tjera. Mësohet se procesi mësimor do të zhvillohet pasdite në një nga gjimnazet e Tiranës.
Ky vendim vjen pas kërkesës që studentët i kanë bërë ditën e djeshme dekanit të fakultetit Artan Hoxha. (SHIKO KËTU)
Në një komunikim për mediat e pranishme në Fakultet, dekani Artan Hoxha është shprehur se autoritetet e institucionit mësimor ende po presin përgjigjen e ministrisë.
?Nuk e dimë se në cilin gjimnaz do të zhvendosemi, ende po presim një përgjigje nga ministria e Arsimit,?- tha Hoxha.
Sipas studentëve, procesi mësimor ishte bllokuar nga një grup i vogël studentësh të ngujuar brenda në Fakultetin e Drejtësisë. Pas kërkesës së tyre për të vijuar mësimin në mënyrë që të mos humbasin vitin e ri shkollor, dekani Hoxha i çoi një kërkesë ministrisë së Arsimit për t?i mundësuar ambiente për të zhvilluar mësimin.
Disa ditë më parë studentët e Juridikut kishin vendosur me votë unanime që t'i riktheheshin procesit mësimor