#oranews #shkoder #opozita
Nga qyteti i Shkodrës, kryetari i PD-se, Lulzim Basha tha se ishte i inkurajuar nga vendosmëria e qytetarëve për tu bashkuar më 16 shkurt për tu ngritur kundër së keqes, ndalur dhe rrëzuar qeverinë e kryeministrit Rama.
Ai u shpreh se gjuha e popullit është zgjidhja e vetme për largimin e qeverisë Rama pasi kanë mbaruar të gjitha mjetet politike. Basha dhe se largimin e Ramës e mbështesin edhe europianët.
Lulzim Basha: Qytetarët kanë folur vetë. Keni parë gjëndjen e tyre të mjerë, pasojë e politikave korruptive të një njeriu dhe bande që na qeverisë.Kanë kërkuar që një orë e më parë ti japin fund kësaj të keqeje. Mesazhi im është ky: Kemi përdorur të gjitha rrugët politike, kemi kërkuar ndarjen e politikës nga krimi përmes vetingut, kemi dhënë platformën antimafia për të hequr paratë nga duart e oligarkëve dhe për ti çuar në pensione rroga më të larta, ulje të cmimit të naftës dhe energjisë dhe për ta bërë jetën e qytetarëve më të lehtë. Por mjetet politike janë shterruar ndaj ajo që ka mbetur sot është gjuha e popullit. I bashkuar më 16 shkurt, populli duhet të bëjë atë që çdo popull europian bën, kur punët shkojnë keq e mos më keq me vendin. Nuk largohet populli largohet qeveria.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-e-16-shkurtit-basha-pd-i-shteruan-te-gjitha-mjetet-politike-mbetet-gjuha-e-popullit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz