Veliaj takon homologun e Vjenës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-29 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i bashkisë Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në kryeqytetin austriak, i ftuar në edicionin e 16-të të Kongresit të Vjenës me temë ?Shaping the Future?.Ai u prit nga homologu tij Michael Ludvig me të cilin diskutoi disa projekte bashkëpunimi.?Vjena është kryeqyteti i Austrisë, por është edhe kryeqyteti i Ballkanit. Shumë prej rrugëve tona, si ato ekonomike, si ato politike, kalojnë nga Viena, por unë besoj gjithmonë e më shumë se qytetet po zënë një rëndësi të veçantë ndaj do të vazhdojmë bashkëpunimin kur vjen puna te çështjet që kanë të bëjnë me urbanizimin e qyteteve dhe transportit publik?. ?Biseduam se si qytetet gjithmonë e më shumë po kthejnë vëmendjen tek fëmijët. Disa nga projektet tona për këndet e lodrave dhe për të krijuar hapësira publike ku edhe fëmijët edhe të rriturit mund të kalojnë kohë cilësore, janë disa nga planet tona të përbashkëta?Kryebashkiaku i Vjenës siguroi se dy qytetet do të shtojnë bashkëpunimin e nisur për të çuar më tej projektet në fushën e ekonomisë, politikave vendore dhe ato të kulturës.?Tirana duhet të jetë krenare që ka një kryetar kaq të ri dhe energjik. Patëm mundësinë të diskutojmë shumë projekte të përbashkëta midis dy qyteteve tona, projekte që do të lidhin në të ardhmen Vjenën dhe Tiranën në fushën e ekonomisë, politikave vendore, por edhe ato artistike. Janë të shumtë personat të cilët lidhin vendet tona. Jemi shumë krenarë që edhe shumë artistë shqiptarë janë të angazhuar dhe kanë aktivitetin e tyre në Vienë. Kjo tregon se kemi tashmë marrëdhënie mjaft të mira, të cilat duhet t?i çojmë përpara për të përballuar sfida të mëdha në rrugën europiane?Veliaj e ftoi kryebashkiakun vjenez të vizitojë Tiranën në pranverë, kur pritet të nënshkruhet një marrëveshje për bashkëpunimin mes dy qyteteve, ne fushën e teknologjisë së inovacionit dhe digjitalizimit.

Free Traffic Exchange