Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon turin e takimeve në rrethe me qytetarët, ku këtë të martë ka qenë në qytetin e Shkodës ku i ka bërë thirrje tregtarëve dhe të gjithë qytetarëve të bashkohen me protestën e madhe të opozitës që pritet të mbahet me 16 shkur në kryeqytet.
Basha nisi sot takimin me tregtarët e qytetit verior, në Shkodër ku ka zhvilluar dhe një bashkëbisedim me disa prej tyre. Në bisedimit me tregtarët Basha u shpreh se ardhur koha që ta rrëzojmë këtë qeveri oligarkësh , që mendon jo për popullin por vetëm për vete.
Lumturia, tregtare: Me pensioni qe marrr 127 mijë lekë të vjetra une vetëm bukë mund të ha. As sefte s?kam bërë.
Basha: Sa kohë ke që punon këtu?
Lumturia, tregtare: Tre vjet jam për sevap. Bashkëshortin e kam në kemp, fëmijët pa punë. Duan të ikin. Kemi ditë punojmë shumë pak. Ishin në gjermani u kthyen dhe e kemi peshqesh prej Edi Ramës.
Basha: Këta mendojnë vetëm për veten e tyre. Popullin e kanë harruar vetëm i marrin taksat.
Lumturia, tregtare: Me pension vetëm hamë bukë. Ku të paguaj dritat? Ujin? Si të jetoj me 127 mijë lek? I kam lexuar të gjitha në gazetë. Unë s?ja jap votën PS sa të kem jetën.
Basha: e kemi në dorën tonë ta ndryshojmë. Shkodra, ti Lumturi dhe Shqipëria keni shpresë. Mjafton të bëhemi të gjithë bashkë dhe të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Kjo është ftesa për 16 shkurtin. Më 16 shkurt të bëjmë një betejë që të rikthejmë një qeverisje që mendon për vendin dhe jo për veten e vetë.
Basha :Kur punën shkojnë keq ikën qeveria, jo populli.