#oranews #bujarsheshi
Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi paditi në prokurori kryetaren Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit eë Shtetit(AIDSSH) Gentiana Sula për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.
"Unë kam deklaruar dhe rideklaroj nën përgjegjësinë time ligjore që nuk kam qënë asnjëherë në jetën time as bashkëputorë dhe as anëtarë i Ish Sigurimit të Shtetit. Veprimet e kundraligjshme nga Kryetaria e Komisionit apo edhe personat që kanë bashkëpunuar me të janë kryer me dashje, pra të dhënat e rreme janë shënuar me dashje në vendim me qëllim cënimin e intregritetit tim moral dhe profesional." shkruhet në kallzimin penal drejtuar prokurorisë së Tiranës.
Kallzimi penal- Ora News ka siguruar kallzimin penal të Bujar Sheshit ku ai i quan vendime të rreme ato të Autoritetit të Dosjeve ku Sheshi argumenton pse janë të rreme vendmet e AIDSSH.
"Të dyja konkluzionet e parashtruara në pjesën e dispozitivit të këtij vendimi janë të rreme, në kundërshtimi të hapur me faktet e parashtruara edhe në vetë pjesën përshkruese të vendimit, në kundërshtim të hapur me ligjin 45/2015 si dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Marja e këtij vendimi kaq haptazi të padrejtë cënon rëndë integritetin tim moral dhe profesional dhe gjithashtu dëmton rëndë interesat e Shoqërisë Shqiptare, sepse vjen si një presion apo shantazh i hapur mbi punën e anëtarëve të një nga Institucioneve më të Rëndësishme të Reformës në Drejtësi, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në këtë moment historik, i cili përkon me zgjedhjen e prokurorëve të Prokurisë së Posaçme apo me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm."
Cfare zbuloi Autoriteti i dosjeve- Me vendimin nr.12 datë 22.01.2019, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit(AIDSSH) ka informuar Prokurorin e Përgjithshme se :
Z. Bujar Sheshi në kuptim të nenit 3 pika 4 dhe nenit 29 pika 2 gërma c) të ligjit 45 të vitit 2015 . ?Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?, figuron në dokumentat e Sigurimit të shtetit si bashkëpunëtor, seksioni V, drejtimi Inteligjencë-Rini, por nga verifikimet e deri tanishme, nuk disponojmë dokumenta që të vërtetojnë aktivitetin e tij;
Z. Bujar Sheshi në kuptim të nenit 29 pika 2 gërma c) të ligjit 45 të vitit 2015 . ?Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë?, figuron të ketë materiale në emër të tij, si anëtar, në dokumentat e sigurimit të shtetit, me detyrë hetues, në sektorin e Hetuesisë në Degën e Punëve të Brëndëshme të Fierit, që nga viti 1979.
Sheshi: Nuk jam une bashkepunetori - Sheshi pretendon se gjeneralitetet ku sipas Autoritetit të Dosjeve ai figuron sigurims nuk jane te tijat por te dikut tjeter
"Në pjesën përshkruese të vendimit është e qartë që në të dhënat e gjetuara apo të administruara nga AIDSSH janë: ?Kartel model 2, ...