http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni i Pavarur i Monitorimit të Reformës në Drejtësi ka kërkuar seancë dëgjimore me Autoritetin e Hapjes së Dosjeve.Kjo është një kërkesë e cila vjen në kuadër të verifikimit të akuzave ndaj prokurorit Bujar Sheshi.Ky autoritet me shumicë votash ka vendosur që të thërrasë në interpelancë anëtarët e Komisionit të Verifikimit të Dosjeve për të dhënë përgjigje për këtë vonesë si dhe vetë prokurorin anëtar të KLP-së, Bujar Sheshi.Ndërkaq sipas informacioneve Bujar Sheshi rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit sipas dokumenteve të publikuara së fundi.Gjithashtu, Komisioni i Pavarur i Monitorimit të Reformës në Drejtësi i sugjeron KLP-së që të marrë një vendim për këtë rast, duke i hapur rrugë kështu edhe shkarkimit të Sheshit.