Bujar Sheshi sigurims? Anëtari i KLP-se e mohon, nisin hetimet dhe verifikimet

2019-01-28 0

#oranews #klp

Skenare mafioze politike, kështu i ka quajtur prokurori Bujar Sheshi akuzat se ai ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.

Në nisje të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurori Sheshi tha se persona me pushtet të lartë politik, kanë detyruar institucionin shtetëror të dosjeve të sigurimit të shtetit, të dalin me këtë vendim.

Sipas tij këta persona po tentojnë të godasin KLP në këtë fazë deliktate të sistemit të drejtësisë.

Bujar Sheshi: Sipas mendimit tim në rastin konkret nuk synohet vetëm goditja e personit tim si hakmarrje, për shkak të çështjeve që ka përfaqësuar si prokuror apo për mendimet që kam shfaqur si anëtar i KLP për kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për prokuror të përgjithshëm, por mendoj se synohet goditja dhe vënia nën presion e gjithë institucionit të KLP, kjo pasi kemi ardhur në një moment përfundimtar të krijimit të SPAK-ut dhe zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm.

Mënyra dhe mjetet që kanë përdorur në këtë rast, fakti që kanë arritur të manipulojnë dhe të keqpërdorin deri tek institucionet shtetërore siç është AISSH, çon në përfundimin se pas këtij veprimi fshihen segmente të caktuara që janë pjesë të rëndësishme të politikës, jo vetëm nga njëri krah, por edhe persona me pushtet të lartë që kanë ushtruar ndikim mbi këta institucion duke detyruar të dalë në një vendim të paprecedent që është dukshëm në kundërshtim me ligjin.

Përballë kësaj situate që e vlerësoj si tepër të rëndë dhe me pasoja të rrezikshme, do të kërkoja vëmendjen tuaj, por edhe përkrahjen tuaj për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të së vërtetës që kanë organizuar apo janë bërë pjesë e këtij skenari tipikisht mafioz.

Reagimi ynë duhet të jetë institucional dhe i fuqishëm, jo për të mbrojtur personin tim, sepse me apo pa Bujar Sheshin në KLP, SPAK-u do të zgjidhet. Prokurori i ri i përgjithshëm do të zgjidhet. Por për të bërë të mundur mbrojtjen e institucionit tonë si dhe të gjithë arritjet e reformës në drejtësi në këtë fazë delikate që ndodhet sistemi i drejtësisë, por edhe vendi në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

Unë mendoj se e kemi për detyrë që të eliminojmë që në këtë fazë, çdo tentativë për të vënë KLP nën goditjen e këtyre segmenteve dashakeqëse që synojnë, sipas mendimit tim në radhët e klasës politike shqiptare.

E ndjeja detyrim ndaj jush, të shpreh qëndrimin tim se refuzoj kategorikisht çdo insinuatë, çdo akuza apo çdo vendimmarrje qoftë edhe të institucioni shtetëror si ai i AISSH, sipas të cilit unë kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Jam i sigurt që drejtësia, e cila patjetër do të merret me këtë çështje do të arrijë në një konkluzion të drejtë dhe të saktë në lidhje me këtë çështje.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/u-akuzua-si-bashkepunetor-i-sigurimit-bujar-sheshi-skenare-mafioze-politike


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Show...

Free Traffic Exchange