Report Tv-U mbyt në lumin Drin, gjendet i pajetë 50-vjeçari në Lezhë

2019-01-28 5

Një 50 vjeçar është gjetur i mbytur këtë të hënë në lumin Drin në afërsi të fshatit Ishull, të Lezhës.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se viktima është një një peshkatar i quajtur Agim Zeqaj i moshës 50-vjeç.

Sipas policisë dyshimet praprake rreth shkaqeve të ngjarjes janë se 50 vjeç ka qenë duke peshkuar në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë , ku peshkatari është mbytur. Trupi i viktimes ndodhet akoma nën ujë, ndërsa priten polumbaret qe te behet e mundur nxjerrja e trupit.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja por policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.