Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur këtë të hënë një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë.
Teksa ka kërcënuar punonjësit e bankës me një armë zjarri tip kallashnikov, autori, i cili dyshohet se mund të jetë 35 vjec, ka grabitur një shumë parash dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.
Shuma e parave të vjedhura ende nuk dihet, ndërkohë që, policia mësohet se ka ngritur postblloqe në hyrje e dalje të qytetit.