Report TV - Deputeti i PD Bardh Spahia filmon gjendjen në Urgjencën e Tiranës

2019-01-28 1

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar disa pamje që sipas tij janë nga Urgjenca e Tiranës, ndërsa shton se gjendja është skandaloze. ?Pacientët shtrohen në shtretër me pleshta, në ambient me lagështirë dhe të amortizuara. Pacientët transportohen në autoambulanca pa oksigjen dhe pa maska të përshtatura për fëmijë ose të rritur? shprehet ai.

Deklarata e deputetit të PD-së
URGJENCA E TIRANES, ATY KU BASHKEJETOHET ME PLESHTAT!

Këto janë kushtet skandaloze të Urgjencës së Tiranës! Pa ngrohje e me kushte të mjerueshme! E konstatova vetë teksa doja të shikoja personalisht atë realitet që ma thonin kolegë e punonjës të urgjencës. Nuk e kishin ekzagjeruar! Më treguan edhe një dyshek me pleshta, që nuk ishte metaforë!

Në fund të dhjetorit kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë bënë show në sheshin ?Nënë Tereza?, duke folur për rilindje edhe të kushteve të urgjencës e duke paraqitur edhe një flotë të re autoambulancash, të cilat do rrisnin cilësinë e shërbimit për qytetarët. Së pari sic rrëfen ky infermier kurajoz, që edhe pas dy vërejtjeve e kërcënimeve për largim nga puna, për shkak të denoncimeve të mëparshme të kësaj situate skandalozë, vazhdon të flasë me shpresën se dicka do ndryshojë e se puna fisnike që ai e kolegët e tij bëjnë cdo ditë për të shpëtuar jetë, të mos jetë një mision mbijetese profesionalisht së pari për shkak të mungesave, që nga ilacet bazike për ndërhyrjen e shpejtë. Autoambulancat e reja që kryeministri ua tregoi shqiptarëve nga ERTV e tij, nuk ishin parë tek urgjenca e Tiranës. Vazhdohej me mjetet ekzistuese, të vjetëruara, pa asnje paisje mjekesore funksionale te domosdoshme per urgjencat e të dëmtuara me kalimin e viteve!