Kryeqyteti numëron sot 40 kënde lojërash për fëmijë. Në inaugurimin e hapësirës më të re për fëmijë dhe të rritur, pranë stadiumit ?Arena Kombëtare?, Kryebashkiaku Veliaj bëri me dije se këtë vit, krahas këndeve për fëmijë, fokusi do të jenë shkollat e reja.
?Ky do të jetë një vit ku jo vetëm do të vazhdojmë me këndet e lojërave, çdo muaj nga një, por do të jetë po ashtu një vit ku do të fillojmë 17 shkollat e reja. Pesë të parat do të fillojnë në muajin shkurt dhe më pas çdo muaj do kemi nga 4-5 shkolla. Do të jetë viti i parë ku në zgjedhjet lokale nuk do të diskutohet më për mësimin me dy turne, sepse ka marrë zgjidhje, por do të duhet të shikojmë se si do të vazhdojnë të jenë epiqendra, siç janë të familjes sonë të vogël, ashtu edhe të familjes sonë të madhe të Bashkisë së Tiranës?.
Veliaj u kërkoi qytetarëve që të identifikojnë hapësirat e lira për t?i kthyer ato në zona pushimi dhe argëtimi.
?Nëse qytetarët identifikojnë hapësira, qoftë edhe mes pallateve, ku ose një pronar dashamirës e ofron për komunitetin ose që i ka shpëtuar proceseve të rrëmbimit dhe tjetërsimit të pronave, të na njoftojnë në aplikacionin ?Tirana ime?, që të ndërhyjmë dhe të kemi mundësi të sjellim dorën transformuese të Bashkisë së Tiranës?.
Për herë të parë në këtë lulishte u integrua edhe rrugica e bimëve kacavjerrëse si jargavanë e trëndafila, bimësi autoktone e qytetit të Tiranës.
Tv Klan