Në kuadër të 100 ditëve aktivizim social për të mbjellë sa më shumë pemë, në të gjithë Shqipërinë, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi së bashku me dhjetëra nxënës të shkollave të Dukatit, në vijim të fushatës ?Krijo oksigjenin tënd?, kanë mbjellur këtë të dielë rreth 1500 fidanë në Parkun kombëtar të LLogara
Gjatë fjlaës së mbajtur ministri Klosi u shpreh se nisma për mbjelljen e pemëve është një kontribut për natyrën dhe do të ndihmojë në shmangien e erozionit në këto zona.
Kemi zgjedhur këtë zonë të veçantë të Llogarasë ku së bashku me nxënësit e shkollave të Dukatit po mbjellim 1500 fidanë, për të rikuperuar një zonë që u dogj 2 vite më parë. Dhe sivjet në kulmin e zonave turistike ne po mbjellim disa mijëra pemë, që do të ndihmojnë jo vetëm për të ndaluar erozionin, por edhe për të krijuar në parkun e Llogarasë një zonë të gjelbër.
Blendi Klosi, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit