Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Punimet për ndërtimin e bulevardit Vlorë-Skelë e kanë devijuar qarkullimin në rrugët dytësore në Vlorë.
Por këto akse janë kthyer në shqetësim për banorët e zonës dhe makth për drejtuesit e mjeteve
E tillë është edhe rruga që të çon në Stadiumin Flamurtari
Rruga nuk ka njohur investime për vite me radhë, ndaj banorët e zonës e krahasojnë me zonat e luftës në Lindjen e Mesme.
Banor: Si në Irak. Pse? Çfarë do presim?! 30 vjet kam për vete.
Asfalti po humb plotësisht, ndërsa vendin e tij e zë balta e uji në ditët me shi!
Fëmijët janë ata që hasin më shumë vështirësi.
Në këtë zonë ndodhet edhe reparti Zjarrfikës i Vlorës, të cilët shpesh herë përballen me vonesa për shkak të gjendjes së kësaj rrugë
Bashkia e Vlorës thotë se rikonstruksioni i rrugës është parashikuar në buxhetin e vitit 2019, por ka specifikuar afate konkrete për nisjen e punimeve!
Deri atëherë qarkullimi në këtë rrugë të Vlorës do të mbetet i vështirë
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruget-e-vlores-si-ne-irak