Ora News - Alibeaj nxjerr emrat: Ish-sigurimsat marrin drejtimin e SHISH

2019-01-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Partia Demokratike, ka denoncuar me emra 9 zyrtarë të Shërbimit Informativ Shtetërorë, duke theksuar se rezultojnë ish sigurimsa të shtetit. Deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se pas bashkëpunimit me krimin, kryeministri Rama kthen në nivele të larta drejtimit njerëzit e Shërbimit Sekret më të egër të Lindjes, Sigurimit të Shtetit.

Alibeaj: Partia Demokratike disponon të dhëna se nën drejtimin e njeriut të Edi Ramës në shërbimin sekret, Helidon Bendo, të paktën 9 ish oficerë dhe operativë të Sigurimit të Shtetit janë emëruar në poste shumë të larta drejtuese në kundërshtimin me ligjin e promovimit në detyrë të personave që figurojnë në dokumentacionin e Sigurimit të Shtetit.

Deputeti demokrat thotë se Shërbimi më i mirë që sot mund t?i bëjmë vendit është largimi pa humbur kohë të kryeministrit Rama, duke e cilësuar arkitektin e qeverisjes me Sigurimin e Shtetit!

Lista me emrat e emëruar sipas Partisë Demokratike:

-Rafail Milo: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, ai emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës në SHISH. Ka në varësi Drejtorinë Juridike dhe atë Ekonomike.

-Qerim Dedja: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor emërohet drejtor i Drejtorisë së Sigurisë

-Mevlud Matraku: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, punëtor operativ, kryesisht në Sarandë. Nga inspektor, është emëruar Drejtor i Performancës. Bën vlerësimin e të gjitha drejtorive të linjës informative operative.

-Vladimir Elezi: ish punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit është emëruar Drejtor në SHISH në Elbasan.

-Gëzim Bime: ish oficer i Sigurimit të Shtetit nga inspektor, emërohet Drejtor kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (drejtori e rëndësishme në punën operative)

-Ilir Tafa: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, në Durrës. Vëllai i tij është Afrim Tafa, ish Drejtor Policie, i cili është në listat e punonjësve të policisë, i implikuar në trafikun e drogës.

-Sokrat Mite: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet zëvendësdrejtor i Departamentit të Kundërzbulimit.

-Agim Karralli: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH Tiranë.

-Rinald Serhani: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor në SHISH.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/alibeaj-nxjerr-emrat-ish-sigurimsat-marrin-drejtimin-e-shish