Xing me Ermalin/ Ndocaj kerkon bashkine e Lezhes, flet per rivalet e tij: Jane per…

2019-01-26 1

Ish-deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj duket se do të rikthehet sërish në politikë. I ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan ai deklaroi se ka shpallur kandidaturën dhe se rivalë me të sipas tij janë dy persona të tjerë të cilët ai i quajti ?kandidatë për të shkuar në burg?.

Ndocaj shtoi se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në një vend të qytetëruar nuk do kishte nevojë të bënte fushatë.

Edhe pse Ndocaj nuk përmend asnjë emër kur bën akuza, zyrtarisht asnjë parti politike nuk ka shpallur kandidaturat për Bashkinë e Lezhës dhe për asnjë qark tjetër.

Ermal Mamaqi: Ke shpallur kandidaturën për bashkinë Lezhë, mendon se do ta fitosh?

Eduart Ndocaj: Duke parë se kë kam kundërshtar, në një vend të qytetëruar nuk do të kishte nevojë të bëhej fushatë fare sepse njëri ka dalë nga burgu dhe tjetri është kandidat për të shkuar në burg. Lezhianët duhet të zgjedhin dy kandidatë që janë për burg ose një qytetar për bashkinë e Lezhës.

Ermal Mamaqi: Po ti ke patur ndonjë eksperiencë burgu gjatë karrierës?

Eduart Ndocaj: Po, në Greqi. Sa herë na kapte policia për të na sjellë në Shqipëri na mbanin nga 3 ditë në burg./tvklan.al

Free Traffic Exchange