Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Mot i keq me erë të fortë e dëborë ka vështirësuar qarkullimin në disa akse rrugore në vend. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në disa zona trashësia e dëborës ka arritur në 1 metër ndërsa vijon ndërhyrja për hapjen e rrugëve. Disa fshatra kanë janë bllokuar nga bora si dhe kanë mbetur pa energji elektrike. Autoriteti Rrugor Shqiptar ndërkohë i bën apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin zinxhirët.
Rikthimi i reshjeve të borës në zonat veriore ka blokuar rrugët rurale dhe ka lënë pa energji disa fshatra të thella në vend.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se aktulisht vijon ndërhyrja për pastrimin e rrugëve . Njësia administrative Arrën në bashkinë Kukës raportohet të jetë e bllokuar ndërsa janë angazhuar 2 fadroma dhe 6 punonjës.
Ndërkohë në Tropojë të bllokuar janë fshatrat e njësisë administrative Lekbibaj. Aksi rrugor Prekal-Shosh-Shalë-Theth është i hapur por kalimi i mjeteve kryhet me vështirësi.
Trashësia e dëborës është rreth 80 cm dhe po punohet me fadroma që kanë mbajtur hapur këtë aks rrugor që është kaluar kryesisht nga mjetet e rënda.
Në Qarkun Korçë, gjatë orëve të natës ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin dhe zgjerimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës ndërsa me zinxhir qarkullohet në rrugën Boboshticë- Dardhë dhe Qafë Qarri-Ersekë.
Në Rajonin Verior Shkodër Gjatë natës ka pasur reshje bore shoqëruar me erë të fortë. Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir ne rrugët:Zalldardhë-Reç-Draj Reç, Kryqëzim Domaj-Draj Reç
Ura e Cerenecit-Steblevë, 20 km e fundit të aksit. Kuben-Vasie, Trebisht-Doganë dhe Qafë Bualli-Krastë. Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-zonat-veriore-stuhi-dhe-reshje-bore-perdorni-zinxhire