Ora News -PD publikon dokumentet: Prokurori Bujar Sheshi bashkëpunëtor i sigurimit

2019-01-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Partia Demokratike, ka publikuar një shkresë të Autoritetit të Dosjeve ku thuhet se anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi, rezulton me dosje si bashkëpuntor i sigurimit. Deputeti Gent Strazimiri tha se organet e vettingut e kanë anashkaluar këtë fakt vetëm për ti shërbyer kryeministrit Edi Rama, të mbajë nën kontroll organet e reja të drejtësisë.

Gent Strazimiri: "Dokumentet zyrtare tregojnë se ai është bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe për këtë fakt procedura e emërimit të tij do të duhej të ishte ndërprerë menjëherë. Ligji e ka të qartë një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ndalohet të bëhet pjesë e organeve të reja të drejtësisë.

Strazimiri renditi arsyet pse prokurori Sheshi, u mbajt në sistem ndërsa akuzoi dhe kryeprokuroren Arta Marku.

Gent Strazimiri: Bujar Sheshi nuk duhej të ishte anëtar i KLP-së por Arta Marku e kualifikoi në mënyrë që qeveria dhe ajo vetë ta shantazhojnë për ta mbajtur nën kontroll.

Teksa i cilëson organet e vettingut si besnike të partisë, deputeti demokrat ngriti këto pyetje.

Gent Strazimiri: Përse Autoriteti i Dosjeve e publikoi 3 muaj me vonesë gjetjen e papërshtatshmërisë absolute të Bujar Sheshit, si drejtues i asaj që quhet ?drejtësia e re?? Ku ?gaboi? shoku Bujar Sheshi, që Partia ta dënonte me dekonspirim dhe...?zbatim të ligjit??
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-publikon-dokumentet-bujar-sheshi-bashkepunetor-i-sigurimit

Free Traffic Exchange