PD protestë në kanionin e Holtës në Gramsh: Leja për HEC të anulohet, përgjegjësit në burg

2019-01-26 0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe kryetari grupit të PS, Taulant Balla njoftuan pezullimin e punimeve në kanionin e Holtës deri në daljen e raportit të skanimit të projektit (lexo këtu).

Por Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë për lejen e HEC-it, ndërsa ditën e sotme organizoi edhe një protestë në këtë kanion në Gramsh, ku të pranishëm ishin edhe disa banorë të zonës. Deputeti demokrat Endri Hasa akuzon se tani është shkatërruar shtrati pranë kanionit, ndërsa shton se qytetarët e Gramshit dhe mbarë Shqipërisë nuk do ta lejojnë që punimet të vazhdojë.

?Të paskrupullt, të pafytyrë dhe të babëzitur. Kjo është diga që Damiani dhe Taulant Balla kanë ndërtuar për ti zenë frymën kanionit të Holtës. Tashmë është shkatërruar shtrati pranë kanionit. Fasada qeveritare me dëgjesa kolltukësh "Live" nuk e mbulon dot atentatin që tashmë i eshte bere Holtës.

Qytetarët e Gramshit dhe mbarë Shqipërisë nuk do ta lejojnë që shkatërrimi të vazhdojë. Projekti në Holtë dhe të 13 projektet në kanionet dhe bukuritë natyrkre të Gramshit duhet të anullohen menjëherë! Përgjegjesit për këtë krim e kanë vendin në burg? deklaroi Endri Hasa.

Free Traffic Exchange