Ekspozita në Berlin, PD thirrje Kuvendit: Deklaroni mbarimin e mandatit të Ramës

2019-01-26 0

Partia Demokratike i ka kërkuar këtë të shtunë Kuvendit të deklarojë mbarimin e mandatit të kryeministrit Edi Rama, duke u bazuar në shkeljen e supozuar ligjore të tij me hapjen e ekspozitës në Berlin.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpreh se ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike përcakton në nenin 27 të tij se, ?Kryeministri nuk mund të ushtrojë veprimtari private që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar?.

Ajo cilësoi më tej se Rama, duke shitur krijimtarinë e tij artistike dhe duke krijuar të ardhura të deklaruara 79 milionë, ka vepruar në cilësinë e personit fizik tregtar e kësisoj, ajo theksoi se është në papajtueshmëri me funksionin e kryeministrit dhe deputetit.

Në këto kushte, Kuvendit të Shqipërisë i takon të mos sillet si vegël në duart e Edi Ramës, por të ushtrojë të drejtën e vet: të konstatojë papajtueshmërinë me funksionin e Kryeministrit/deputetit dhe të deklarojë mbarimin e mandatit të Edi Ramës në bazë të nenit 71 të Kushtetutës. Paligjshmëria, abuzimi me pushtetin dhe pasurimi i babëzitur janë 3 tiparet kryesore të Edi Ramës në krye të qeverisjes së vendit.

Ai e tregoi këtë edhe pak kohë më parë, kur ne provuam me dokumenta zyrtarë se Edi Rama nuk i justifikon 400 milionë lekët e deklaruar për vilën superluksoze të Surrelit. Edi Rama heshti, sepse e di që fshehja e pasurisë dhe pastrimi i parave janë vepra penale që dënohen me burgim te gjatë!

Heshtja e tij dhe e institucioneve që kontrollon, mund ta ndihmojë edhe tani për të shpëtuar mandatin nga ushtrimi i paligjshëm i detyrës së kryeministrit, por nuk do ta shpëtojë dot përgjithmonë!

Albana Vokshi, Deputete e Partisë Demokratike
Vokshi bëri thirrje në fund që qytetarëve t'i bashkohen protestës së 16 shkurtit, nën kauzën e një të ardhmeje më të mirë.

Free Traffic Exchange