Ora News - Zef Bushati e Eduard Ndocaj do dalin bashkë në zgjedhjet e qershorit

2019-01-26 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Zef Bushati dhe Eduard Ndocaj kanë firmosur bashkimin e partive të tyre në një sigël të vetme, atë të partisë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë , Demokristianët e djathtë dhe ato të majtë do të kenë në fokus të gjithë personat që ndihen të papërfaqësuar dhe të zhgënjyer nga PD, PS dhe LSI duke përfshirë të rinjtë, katolikët si edhe personat e besime të tjera.

Zef Bushati: Kemi një mesazh. Demokristianë, të bashkohemi që të jemi një zë më i fuqishëm.

Eduard Ndocaj: I vetmi komunitet që nuk përfaqësohet janë demokristianët dhe komunitetit katolik. Sepse PS vjen nga Partia Punës dhe ata kanë qenë gjithmonë anti Zot.

Pavarësisht kritikave për partitë kryesore, Aleanca Demokristiane e përjashton mundësinë e përfshirjes në një pol të tretë politik

Zef Bushati: Pa ndryshuar Kodin Zgjedhor, dhe pa u bërë reforma zgjedhore asnjë lloj poli nuk jep rezultate. Ne do të dalim në zgjedhje, por si do të dalim do ta vendosin strukturat.

Zef Bushati do të jetë në krye të Partisë Aleanca Demokristiane , ndërsa Eduard Ndocaj do të shërbejë si Sekretar i Përgjithshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zef-bushati-e-eduard-ndocaj-do-dalin-bashke-ne-zgjedhjet-e-qershorit