#oranews #tempora

Rezarta dhe Ani" /> #oranews #tempora

Rezarta dhe Ani"/>

Ora News - "Këtu s'ka të ardhme!", pas lindjes së fëmijës çifti vendos të ikë nga Shqipëria

2019-01-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #tempora

Rezarta dhe Anis janë një çift i ri të cilët kanë nisur procedurat për tu larguar drejt Gjermanisë me kontratë pune.

"Po të na pyesje dy vite më përpara nuk e kishim ndërmend sidomos unë, por pas lindjes së fëmijës nisëm ta mendonim" thonë ata.

Anis do të punojë si kuzhinier ndërsa Rezarta do të përpiqet të gjejë një punë tjetër që nuk ka të bëjë me profesionin e saj në Shqipëri.

"Të ardhurat tona janë mbi mesataren por nuk projektojmë të ardhmen tonë. Këtu nuk mund të bëjmë dot planet më tepër se dy muaj"

Kërkesat e shumta me të cilat po përballet shteti gjerman kanë bërë që periudha e pritjes të zgjatet deri në një vit.

"Periudha e pritjes është zgjatur deri në një vit shpresojmë ta shkurtojmë këtë procedurë përmes punëmarrësit tonë në Gjermani" na tregojnë Rezarta me Anisin ndërsa bisedën e shkurtër me ta e mbyllin kështu: Unë praktikisht nuk kam ndonjë mik që nuk ka plan të largohet. Këtu është një vend ku është e pamundur të shikosh dritë në fund të tunelit "

Ndërkallja u prezantua në emisionin "Tempora" të Sonila Meços në Ora News mbrëmjen e 22 janarit.

Shqiptarët renditen të katërtit në botë për tu larguar nga vendi i tyre. Të dhënat janë publikuar 2 muaj më parë nga kompania e njohur e sondazheve Gallup.

Sipas këtij sondazhi 1.7 milionë shqiptarë duan të largohen nga vendi për shkak të kushteve ekonomike, mungesës së shërbimeve publike dhe pasigurisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/se-kishin-menduar-ikjen-pa-u-bere-prinder-por-tani-ketu-ska-drite-ne-fund-te-tunelit