Tema e emisionit ?Repolitix? mbrëmjen e sotme në Report Tv është vendimi i Urdhrit të Stomatologëve për të rritur me 100% tarifat dentare, ndërsa ka sjellë reagime të shumta nga qytetarët. Report Tv mëson se vendimi është marrë në datë 14 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa do të futet në fuqi në mars. E ftuar në studion e Repolitix, zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli sqaroi se vendimi është marrë në shkelje të ligjit, prandaj është dërguar në gjykatë.
?Unë në fakt u trondita kur e pashë atë vendim. Jo vetëm me vlerën, por edhe me veprimin. Urdhri i Stomatologut operon në bazë të një ligji, ku janë të shprehura qartë kompetencat. Ligji nuk i jep të drejtë urdhrit të Stomatologut të vendosë për çmimin. Një përfaqësues i MSH është i zgjedhur në këtë Urdhër dhe vota e tij ka qenë kundër. Presidenti i Urdhrit të Stomatologut e ka shprehur se përfaqësuesi i ministrisë së Shëndetësisë ka votuar kundër. Ne kemi bërë padi në gjykatë për këtë. Tarifat ende nuk janë vendosur? tha Mira Rakacolli.