Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
10 emigrantë klandestinë sirianë u ndaluan në Shkodër e Malësi të Madhe këtë të premte. Shtatë klandestinë u ndaluan në lulishten pranë Xhamisë së Shkodrës dhe tre të tjerë në Malësi të Madhe bashkë me drejtuesin e një mjeti që po i transportonte drejt kufirit të gjelbër me Malin e Zi.
Edhe gjatë vitit që lamë pas një numër i lartë i shtetasve të ardhur nga vendet e treta hynë në territorin shqiptar me qëllim kalimin drejt Malit të zi, e për ta vijuar udhëtimin në vendet e bashkimit europian.
Megjithë ndëshkimet, një pjesë e madhe e këtyre shtetasve arritën të kalojnë me sukses në shtetin fqinj.
Goditjet e personave që u japin ndihmë mbeten sporadike dhe policia thotë se kemi të bëjmë me një rrjet të mirëorganizuar.
Për 5 muaj të 2018-es, u raportuar zyrtarisht për mbi 1600 emigrantë nga Siria që kërkuan azil në Shqipëri, duke e dyfishuar numrin në raport me 2 vite më parë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klandestine-drejt-be-ndalohen-10-emigrante-siriane-ne-shkoder