Problematikat e denoncuara në emisionin e mëngjesit në fokusin e gazetarëve të Report Tv

2019-01-25 1

Të shumtë janë qytetarët të cilët telefonojnë në emisionin e mëngjesit ?Shtypi i ditës dhe ju? në drejtimin e gazetarit Andi Kapxhiu për të shprehur problematikat e përditshme. Këtë të premte një qytetar nga shkodran ka shpreshur shqetësimin se në spitalin e Shkodrës mjekët vetëm sa shpërndajnë receta, por ilaçet i blejnë jashtë.

Menjëherë pas ngritjes së këtij shqetësimi gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja është drejtuar për në spitalin rajonal të Shkodrës ku veç ankesave të qytetarëve, problematikën e ka adresuar edhe tek drejtuesit e këtij institucioni.

Ndërkohë një problem tjetër është parashtruar nga një telefonues nga Elbsani, për një rrugë e kthyer në gangren për banorët e zonës.

Report tv ka qenë në rrugën Abdyl Kajanaku, e cila vetëm përshtypjen e një rruge qyteti nuk të jep. Për këtë problem qytetarët shprehen se e kanë ngritur shqetësimin disa herë.

Sa i përketë kësaj problematike Bashkia e Elbasanit i ka thënë gazetarit Aldo Kozarja se rruga është futur në projekt për rehabilitim të plotë.