Njëzet vjet më parë, Artim Elmazi u kthye nga emigrimi për t?iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e për të marrë pjesë në betejën e Kosharës. Por, sot ish-ushtari i UÇK-së ka ardhur nga Zvicra, ku jeton së bashku me familjen, për të dhënë kontributin e tij jo me armë, por duke iu bashkuar fushatës së nisur nga Bashkia e Tiranës për mbjelljen e pemëve.
Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Artimi dhe bashkëshortja e tij zvicerane, mbollën disa pemë në Parkun e Liqenit, duke dhënë një dorë në shtimin e hapësirës së gjelbër. ?Jam shumë i lumtur që fushatës tonë i janë bashkuar edhe miqtë tanë nga diaspora, edhe një familje shqiptaro-zvicerane. Do të thotë se sot mund të jemi patriotë, duke kontribuar jo me pushkë, por me shumë prej nismave që e bëjnë atdheun më të mirë?, tha Veliaj.
Teksa vlerësoi ndërgjegjësimin e komunitetit për mjedisin, Veliaj ftoi qytetarët që të shënojnë datat e si 14 shkurti apo 7-8 Marsi për të mbjellë një pemë. ?Duke filluar nga fëmijët e vegjël që festojnë ditëlindjen, deri tek ata që vijnë për vizitë nga diaspora, tek kompani që kanë një lloj bujarie për t?i dhënë diçka mbrapsht komunitetit, ata që vijnë nga diaspora për pushime ose ata që vijnë për një vizitë të shkurtër, i ftoj që tani që po afron 14 shkurti, Dita e të Dashuruarve, apo 7-8 Marsi, të mbjellin pemë sepse na lipset kontributi i të gjithëve?, theksoi ai.
Objektivi i Bashkisë së Tiranës edhe për këtë vit është mbjellja e 150 mijë pemëve të reja. ?Këtë vit duam të mbjellim mbi 150 mijë pemë. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, një ditë ndoshta do të kemi aq pemë sa ka edhe Zvicra, por jam i sigurt se edhe në Zvicër nuk u mbollën të gjitha në një ditë, por pak e nga pak, çdo ditë, deri sa të kemi Zvicrën që të gjithë kemi parasysh kur e lavdërojmë. Besoj se Zvicrën secili mund ta bëjë në vendin e vet, nëse kontribuon edhe punon përditë, me të njëjtën etikë siç janë ndërtuar edhe vendet shumë më të zhvilluara se i yni?, deklaroi Veliaj.
Ish-luftëtari i UÇK-së, Artim Elmazi vlerësoi ndryshimet që ka pësuar Tirana dhe shprehu dëshirën për t?u rikthyer sërish. Ndërsa, për bashkëshorten e tij zvicerane, Karin Staub, nisma e Bashkisë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra është një ide e shkëlqyer. ?Është një ide e shkëlqyer për të bërë diçka për të gjithë bashkë. Kur fëmijët tanë të rriten dhe të kenë fëmijë si ne, do të vijnë këtu dhe do t?i thonë: Kjo është pema e stërgjyshit apo e stërgjyshes tënde. Është diçka e shkëlqyer?, tha ajo. Nismës së bashkisë iu bashkuan sot edhe punonjës të kompanisë Grand Logistic, si dhe frekuentues të Parkut.