Ora News – Dosja për Klement Balilin në gjykatë, kërkon gjykim të shkurtuar

2019-01-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ka mjaftuar vetëm një seancë që gjyqtarja paraprake e çështjes Balili, Miliana Muça, të vendosë dërgimin ne gjyq të dosjes. Balili akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafik ndërkombetar të lëndëve narkotike. Avokati mbrojtës ka pranuar provat e prokurorisë dhe ka dorëzuar një kërkesë për të proceduar me gjykim të shkurtuar.

Dërgohet në gjyq dosja për Klement Balilin. Gjyqtarja Miliana Muça kofirmoi vendimin në seancën paraprake të zhvilluar të premten në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Gjyqi u ndërpre në mesditë me kërkesë të avokatit mbrojtës Theodhori Sollaku. Ai kërkoi të njihej me aktet shtesë të paraqitura nga prokuroria si dhe kërkoi praninë e Balilit në seancë.

Pas rifillimit të procesit avokati dhe vetë i pandehuri kanë qënë dakort me provat e paraqitura nga organi i akuzës.

Avokati i Balilit ka dorëzuar edhe një kerkesë për të proceduar me gjykim të shkurtuar. Pretendimi i mbrojtësit ligjor pritet të shqyrtohet ne seancën e parë të gjykimit te çështjes.

Në dosjen e prokurorise thuhet se nga informacioni i policisë, rezultonte se nga fundi i muajit Maj 2015 shërbimet ligjzbatuese greke dhe DEA- s në Athinë kanë qenë duke hetuar në lidhje me një organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike e përbërë nga shtetas grekë, shqiptarë dhe nga vendet e Evropës Qëndrore.
Kjo organizatë kriminale merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa duke përdorur për transport kamionë që janë të regjistruar në vende të ndryshme të Evropës në pronësi të kompanive që zotërohen nga shtetas grekë dhe përdorin si përfaqësues të këtyre firmave njërëz të ndryshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/klement-balili-kerkon-gjykim-te-shkurtuar