Ora News – Koni: Do ushtroj gjithë kompetencat për të zgjidhur situatën e studentëve

2019-01-25 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ashtu siç kishte lajmëruar Rektori Mynyr Koni shkoi të premten në Fakultetin e Drejtësisë për të takuar studentët që prej fillimit të janarit ndodhen të ngujuar.

Studentët kërkuan sërish shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe plotësimit të kërkesave si kusht për t`u rikthyer në auditore.

"I bëmë me dijë situatën, lamë një takim, por nuk e zhvilluam këtu sepse do të krijohej një situatë e pakëndshme edhe për ne edhe për rektorin", tha një student.

Pasi u tha studentëve të ngujuar se i pret në Rektorat, Koni zhvilloi takim edhe me dekanin Artan Hoxha, drejtues të departamenteve por edhe studentë që kërkojnë rinisjen e mësimit. Jashtë derës së dekanit, studentët debatuan ashpër.

Në përfundim të takimit, ku zgjidhje nuk morën asnjë nga palët, rektori deklaroi se do të ushtrojë gjithë kompetencat që i jep ligji për të zgjidhur ngercin e krijuar në disa fakultete.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/koni-do-ushtroje-gjithe-kompetencat-te-zgjidhur-situaten-e-studenteve

Free Traffic Exchange