http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 150 mijë pemë të reja pritet ti shtohen kryeqytetit për vitin 2019. Nismës iu bashkua ish - luftëtari i UÇK-së Artin Elmazi. I shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Veliaj Elmazi mbolli disa fidanë në Parkun e Liqenit.?Jam shumë i lumtur që fushatës tonë i janë bashkuar edhe miqtë tanë nga diaspora, edhe një familje shqiptaro-zvicerane. Do të thotë se sot mund të jemi patriotë, duke kontribuar jo me pushkë, por me shumë prej nismave që e bëjnë atdheun më të mirë. Këtë vit duam të mbjellim mbi 150 mijë pemë. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, një ditë ndoshta do të kemi aq pemë sa ka edhe Zvicra, por jam i sigurt se edhe në Zvicër nuk u mbollën të gjitha në një ditë, por pak e nga pak, çdo ditë, deri sa të kemi Zvicrën që të gjithë kemi parasysh kur e lavdërojmë. Besoj se Zvicrën secili mund ta bëjë në vendin e vet, nëse kontribuon edhe punon përditë, me të njëjtën etikë siç janë ndërtuar edhe vendet shumë më të zhvilluara se i yni?.Kryetari i bashkisë shfrytëzoi rastin për tu bërë apel qytetarëve që ti përgjigjen pozitivisht nismës, pasi vetëm kështu hapësirat e gjelbërta në Tiranë do të shtohen.?Duke filluar nga fëmijët e vegjël që festojnë ditëlindjen, deri tek ata që vijnë për vizitë nga diaspora, tek kompani që kanë një lloj bujarie për t?i dhënë diçka mbrapsht komunitetit, ata që vijnë nga diaspora për pushime ose ata që vijnë për një vizitë të shkurtër, i ftoj që tani që po afron 14 shkurti, Dita e të Dashuruarve, apo 7-8 Marsi, të mbjellin pemë sepse na lipset kontributi i të gjithëve?Vitin që lamë pas bashkia e Tiranës mbolli 120 mije peme ne të gjithë kryeqytetin.