Zguri: Mungesa e opozitës cenon besueshmërinë e KQZ - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-25 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Klement Zguri është i vetmi përfaqësues i opozitës ne këtë institucion, pasi PD dhe LSI kane vendosur ta bojkotojnë KQZ. Duke qene se aktualisht komisioni qendror i zgjedhjeve ka 5 anëtarë, nuk ka asnjë problem për marrjen e vendimeve por Zguri pranon se ka një problem ne besueshmërinë e institucionit pasi formula parashikon baraspeshe politike.Por rreziku me i madh për procesin, sipas Zgurit i cili ka dy dekada ne KQZ, shkaktohet nga mungesa e profesionalizmit te anëtarëve te Komisioneve Zgjedhore te cilët ndërrohen nga partitë ne çdo moment, një praktike e cila sipas tij duhet te marre fund.Ndërsa ne lidhje me projektin pilot për zbatimin e teknologjisë Zguri pranon se faktori kohe është i rëndësishëm, edhe pse KQZ do te zbatoje çdo vendim te parlamentit.Ndryshimet ne kodin zgjedhor te propozuara nga PS parashikonin disa risi për zgjedhjet lokale si teknologjia e depolizitimi i pjesshëm i administratës zgjedhore, por tashme qe miratimi i reformës duket i pamundur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur pune bazuar mbi ligjin ekzistues

Free Traffic Exchange