Berisha: Rrezim Rames me protesta

2019-01-25 3

Ish-Kryeministri Sali Berisha e cilëson moment historik protestën e thirrur nga opozita në 16 Shkurt. I ftuar në emisionin ?Opinion?, Berisha tha se e vetmja rrugë për t'i hapur vendit perspektivën e BE-së është rrëzimi i qeverisë përmes protestave dhe mosbindjes civile.

Prerazi mohoi çdo mundësi për një tjetër marrëveshje mes Ramës e Bashës si ajo e 18 Majit të 2017-ës.

Nuk bashkohet me qëndrimin e ish-nënkryetares së demokratëve Jozefina Topalli, e cila thotë se pa rrëzimin e Lulzim Bashës nuk mund të largohet Kryeministri Rama.

Mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme si dhe bllokimi i hetimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, janë për Berishën arsyeja e bllokimit për hapjen e negociatave.

Antikushtetuese e cilëson delegimin e kompetancave të ministrit të Jahshstëm nga Rama tek Gent Cakaj.

"Ky që vendos një çirak të Baton Haxhisë në kundërshtim me Kushtetutën ose është i sëmurë psiqik ose njeri i rrjeteve. Se të marrësh ti një njeri kur deri dje nuk e dinte se ishte mbi tokë... Kur ky nuk mori një dekret por u kthye një dekret ky është një çirak, sepse kur nuk ka respekt njeriu për veten e vet nuk duhet respektuar. Ai nuk duhet ta kishte marrë dje delegimin".

Teksa e akuzoi Ramën se ka kapur drejtësinë, Berisha paralajmëroi ngjitjen në krye të Gjykatës Kushtetuese të Ardian Dvoranit, për të cilin tha se kaloi vetingun ndonëse kishte të ardhura të pajustifikuara.